Andrej Lazarov u nda nga jeta në mënyrë tragjike këtë muaj, ndërsa ishte ndër viktimat e mbetura në tragjedinë e Koçanit. Ish-lojtari i Shkupit la pas dhimbje të madhe.
Advertisements
Klubi shqiptar që militon në Maqedoninë e Veriut ka vendosur të tërheqë fanellën me numër 77. Po ashtu, familja e lojtarit do të përfitojë pagën që kishte lojtari deri në përfundimin e kontratës.
Advertisements
Njoftimi i Shkupit:
“Tërheqim numrin 77, familjes së Lazarovit kontrata do t’i paguhet deri në skadim
FC Shkupi ka marrë vendimin që të tërheqë nga përdorimi numrin 77, të cilin e mbante Andrej Lazarov deri në ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. Ky është një gjest shumë i vogël nga ana jonë, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në klub.
Gjithashtu, klubi ka vendosur që familjes së tij t’i paguhen pagat sipas kontratës që Lazarov kishte me FC Shkupin.
Andrej Lazarov do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së FC Shkupit, dhe këto vendime të marra nga kryesira janë një shenjë e vogël për të nderuar kujtimin e tij”.