Aktorja Adriana Metoshi, nuk nguron asnjëherë të ndajë detaje nga jeta profesionale dhe personale me ndjekësit e saj.
Advertisements
Së fundmi ajo ka folur për lidhjen me futbollistin nga Afrika 19 vite më të ri, Keith Groeneveld, një romancë e cila bëri bujë në rrjet asaj kohe dhe u përfol shumë.
Advertisements
Aktorja ka rrëfyer se dashuria mes tyre ka qenë shumë e madhe megjithëse ajo e dinte se nuk do të zgjaste tër jetën. Teksa Adriana u pyet nga moderatorja se sa zgjati kjo dashuri ajo u përgjigj:
“3 vite. Por asnjëherë nuk kam thënë që ka për të zgjatur tërë jetën. Nuk më ka zgjatur asnjëherë as lidhja ime me ish-bashkëshortin tim që kam 4 fëmijë. Unë e kam menduar se ka për të zgjatur tërë jetën, nuk ka zgjatur.”
Advertisements
Ndër të tjera Metoshi shtoi se “dashuritë e mëdha shkëputen diku” duke nënkuptuar se gjërat e bukura nuk zgjasin.
“Dashuritë e mëdha mendoj se shkëputen diku. Unë e kam përjetuar një dashuri të madhe që nuk jam pishman, sado që krejt bota shqiptare ka fol. Kam dashur të bashkoj botën,” tha ajo “por s’më lanë.”
Aktorja ndau gjatë intervistës edhe një nga periudhat e saj më të vështira të jetës, momenti kur është diagnostikuar me tumor në tru.
Ajo ka treguar se nuk i është frikësuar asnjëhërë asaj me të cilën zoti vendosi ta përballi por gjeti forcën ta përballojë të gjithën.
“Kur e ke besmin e plotë tek zoti, çdo gjë e merr më thjeshtë edhe më lehtë. Kam pasur gjithmonë besim tek ai. Dhe besoj se çdo gjë që është e shkruar në jetë për ty ti do e provosh dhe do e kalosh. Forca ime e vetme është zoti, për asnjë moment unë nuk jam frikësuar dhe jam pajtuar me çdo gjë që ai ka shkruar për mua’ u shpreh aktorja.