U ndërpre pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen, rinis seanca për Erion Veliaj në GJKKO

Ka rinisur në GJKKO seanca për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca filloi në orën 08:30, por u shty për në orën 13:30 për shkak se avokatët kërkuan kohë që të njihen me dosjen.

Advertisements

Erion Veliaj, i cili u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 Shkurt për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash, mbërriti mëngjesin e sotëm në ambientet e GJKKO-së për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Advertisements

Po ashtu, në GJKKO ndodhet edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”.

Në gjykatë janë edhe 5 biznesmenët shqiptarë, Elman Albule, i cili u vendos në pranga, si edhe Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi e Shkelqim Fusha, ndaj të cilëve është caktuar “detyrim paraqitje”.

Biznesmenët, sipas dosjes, kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprave penale nga ana e kreut të Bashkisë.