Prej 10 vitesh tanimë mungesa e Dr.Florit ndjehet nga të gjithë. Ai ka lënë një vend bosh te gjiri i ngrohtë i familjes, te rrethi shoqëror po ashtu dhe te skena shqiptare të cilës i mungon shumë një artist si vetëm ai dinte të ishte.
Advertisements
E së fundmi, në prag të 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të tij, në Tiranë është dedikuar një shesh për nder të këngëtarit të njohur të grupit West Side Family.
Advertisements
Njeriu i cili ka lënë një trashëgimi të vyer në muzikën shqiptare, tashmë do të kujtohet përjetësisht me një shesh që mban emrin e tij në zonën e Tiranës së Re.Ka qenë miku dhe bashkëpunëtori i tij, Ronald Hysi i cili ka bërë me dije këtë lajm. Ai ka ndarë një foto me Kaltrinën, vajzën e Dr.Florit teksa qëndrojnë në sheshin që tanimë mban emrin “Floran Kondi”.