Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, u ekzekutua para biznesit të tij në Pllanë të Lezhës mbrëmjen e së enjtes (17 Prill). 64-vjeçari qëllua me breshëri plumbash nga atentatorët duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Advertisements
Vrasësit u larguan pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa mjeti i përdorur për kryerje e krimit u gjet rreth 12 orë më vonë në Fushë Gjorm. Në makinë nuk janë zbuluar gjurmë, pasi rezulton të jetë djegur plotësisht.
Advertisements
Ndërkohë rreth një orë pas ekzeutimit mafioz në Lezhë, një tjetër atentat ndodhi në Tiranë ku 4 të rinj u qëlluan me breshëri plumbas brenda automjetit të pronarit të “Pelikani Security”, Vesel Demiraj.
Në atentat mbetën të plagosur dy djemtë e tij, 11-vjeçari Dior Demiraj dhe 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç (të cilët pasi morën ndihmën e parë tek Trauma në Tiranë u transportuan jashtë vendit), si edhe shoku i tyre, 19 vjeçari Kian Mullaj dhe shoferi i familjes Demiraj, Arens Stafa, 34 vjeç, që drejtonte mjetin tip G Class.
Policia dyshon se në Lundër u ngatërrua shënjestra dhe se objektiv i mundshëm ishte gruaja e parë e Roan Brahimit.
Kjo e fundit, është motra e Ilir Beqarajt, i arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, ngjarje ku dyshohet të ketë marrë pjesë dhe i shoqi, 32-vjeçari Roan Brahimi.
Rreth 1 muaj e gjysmë pas vrasjes së Gentjan Bejtjas, Roan Brahimi u qëllua për vdekje në Athinë të Greqisë, krim i ndodhur më 9 Maj 2024