Një muaj pas vdekjes, policia e Sarandës ka zbardhur shkaqet e humbjes së jetës së biznesmenit Armand Nelaj në fund të Qershorit. Policia njoftoi sot se Nelaj së bashku me Eridon Muhon u nisën për të vendosur eksploziv për arsye konkurrence tek një anije e linjës Sarandë-Korfuz por sasia e tritoli shpërtheu aksidentalisht dhe i mori jetën Nelajt. Eridon Muho është arrestuar.
Advertisements
NJOFTIMI I PLOTE
Advertisements
Hetime të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën një 52-vjeçar.
Si rezultat i veprimeve të thelluara profesionale dhe hetimore, është arrestuar një shtetas i cili dyshohet se bashkë me 52-vjeçarin, do t’i vendosnin një anijeje një sasi eksplozivi, që shpërtheu aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen e 52-vjeçarit.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 24.06.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi në det, humbi jetën shtetasi A. N
Si rezultat i hetimeve, është ndaluar shtetasi E. M., 35 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A. N. kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.
Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. N.