Gruaja u gjet e pajetë në bregdetin e Lungomares, pasi ishte nxjerrë nga dallgët
Advertisements
Është zbuluar identiteti i gruas që u gjet e pajetë në detin e Vlorës përgjatë Lungomares, e cila u nxor nga dallgët e detit.
Advertisements
Ajo është 52-vjeçarja R.V banuese në lagjen “24 Maji” dhe sipas verifikimeve të kryera ajo vuante nga sëmundja e sklerozës.
“Vlorë/Informacion shtesë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen ’24 Maji’, Vlorë. Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës. Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rast”, thuhet në njoftimin e policisë.