Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri, i ka dhënë fund aludimeve se është ndarë nga i dashuri i saj, biznesmeni kosovar Kreshnik Gjergji.
Advertisements
Prej disa ditësh në media po qarkullonte lajmi për ndarjen e çiftit, pasi këngëtarja hoqi nga adresa e saj në “Instagram” të gjithë ndjekësit, duke përfshirë këtu edhe të dashurin.
Advertisements
Por mesa duket, çifti nuk është ndarë, madje sipas Dafinës ata “po përpilojnë listën e dasmës”.
Këngëtarja u ka dhënë fund zërave për ndarje, duke postuar në “InstaStory” foto krah Kreshnikut, teksa të dy shijojnë pushimet së bashku.
Tashmë, në këtë listën e ndjekësve të saj në Instagram, është vetëm mamaja e saj, presidentja Vjosa Osmani dhe studio muzikore.