Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas një zhurme të madhe mediatike se është larguar nga vendi prej më shumë se 10 ditësh, është shfaqur në Tiranë.
Advertisements
Është siguruar një fotografi ku ai këtë të diel është futur për tu qethur në një berberanë te Pazari i ri ndërkohë që jashtë e priste vetëm shoferi dhe një nga shoqëruesit.
Advertisements
Pas rreth një ore Meta i veshur sportiv, (Këmishë gri të zbërthyer, bluz të bardhë dhe pantallona blu), ka dalë nga berberana dhe është larguar me mjetin e tij.
Kujtojmë se këto ditë menjëherë pas arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe nisjes së procedimit penal ndaj aleatit të tij, Sali Berisha, Meta nuk është shfaqur asnjë sekondë në publik duke shtuar edhe më shumë spekulimet mediatike se ai së bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi ishin “arratisur” jashtë vendit, njësoj si Arben Ahmetaj.
Advertisements
Ish-presidenti i cili ndryshe nga Berisha dhe Kryemadhi aktualisht nuk ka imunitet, po hetohet nga SPAK për dy çështje: Burimin e shumave të mëdha që janë përdorur nga LSI për lobim dhe veçanërisht për aferën CEZ-DIA.