U përfshi nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi, shkrumbohet tërësisht biznesi në Fier

by editor

Një dyqan është djegur tërësisht si pasojë një zjarri të shkaktuar nga një rrjedhje në një bombol gazi.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në një dyqan i cili shërbente për pjekjen e mishit, në lagjen 28 Nëntori.

Advertisements

Me gjithë ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëseve të cilët kanë mundur të shuajnë flakët, dëmi ka qenë i madh.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar, pasi sapo kanë konstatuar plakët, të pranishmit kanë dalë menjëherë nga dyqani.

Vijon puna për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

You may also like