Brenda pak ditëve, dy zarfa të zinj erdhën në shtëpi, një që përjashtonte Jozin për shkak të komenteve denigruese dhe fyese, dhe një tjetër që përjashtonte G Banin për dhunë fizike.
Advertisements
Të dy ata kërkuan falje për veprimet e tyre dhe shpjeguan se si perse ndodhën ato situata.
Advertisements
Jozi: Doja të flisja fillimisht për situatën që ndodhi, për përjashtimin tim nga loja. Më dhemb fakti që është marrë si ofendim ndaj bashkëkombësve tanë, i cili nuk ka qenë aspak ofendim ndaj tyre. Ishte vetëm një shembull i keq ndaj Gjestit që të mos arrinte në këtë pikë. Prandaj më ka dhëmbur kjo pjesë dhe më vjen shumë keq. Ndodhem këtu dhe kërkoj falje kundrejt të gjithë atyre që janë keqkuptuar.
Për Loredanën nuk jam i zhgënjyer, por mungon prezenca ime. E kanë rrethuar hienat dhe po bie ngadalë. Mjafton një moment i vogël, prania ime pranë saj dhe do e kthejë siç ishte.
G Bani: Jam ndjerë bosh. Më mungon një pjesë e imja. Dua të shfrytëzoj mundësinë dhe të jap një mesazh. Ata që shpërndajnë urrejtje dhe përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës, aty nuk ka qenë një shqiptar i Shqipërisë që ka goditur një shqiptar të Kosovës. Aty ka qenë G Bani që ka goditur Gjestin.
Nuk u peshkova nga Gjesti. Gjesti dhe mbështetësit e tij do të donin shumë që ta quanin këtë si një lëvizje të Gjestit. Unë kam qenë i mërzitur për dikë tjetër aty brenda. Kur Gjesti këndoi këngën “Qorri i Lazit”, për t’u tallur me syrin tim të majtë… Nga anët e mia, kur dikush preket në hundë, është sikur të kanë sharë nga nëna. Nuk lejoj askënd të më prekë. Është trupi im.