Personi që shihni në foto është 22-vjeçari Fatjon Kasaj, i cili humbi jetën ditën e sotme pas një aksidenti të ndodhur në Vlorë.
Advertisements
Aksidenti i rënë ndodhi rreth orës 14:47 të kësaj të diele, në rrugën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Krote. Motori i drejtuar prej 22-vjeçarit u përplas me automjetin tim “Yamah”, i cili drejtohej nga shtetasi J.K, 80 vjeç.
Advertisements
Fatkeqësisht si pasojë e aksidentit humbi jetën Fatjon Kasaj. Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ndërkohë, siç shihet dhe nga vetë fotot e postuara ndër vite nga 22-vjeçari ai ka pasur një pasion për motorët.
“Më datë 19.01.2025, rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, rreth 30 vjeç, i paidentifikuar ende, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit që ndërroi jetë”, njoftoi policia më herët.