Një 43-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në qytetin Giugliano, ndërsa vetë i plagosuri ka deklaruar se ishte viktimë e një grabitje të armatosur.
Advertisements
Sipas mediave italiane bëhet fjalë për shtetasin Roland Lleshi, i cili u qëllua nga dy persona, të cilët po lëviznin me një skuter.
Advertisements
Shqiptari është qëlluar me 7 plumba, të cilat i shkaktuan plagë në këmbë, bark dhe duar.
43-vjeçari u transportua në spital dhe pavarësisht plagëve të shumta, është jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Shqiptari është i njohur për autoritet italiane, pasi dyshohet se ka qenë pjese e grupeve kriminele të trafikut të drogës dhe armëve.