Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Korçë.
Advertisements
Bashkëshorti ka plagosur me thikë gruan për motive xhelozie. Aleko Myrtollari 46 vjeç, pas grindjes me bashkëshorten, Marjolën 38 vjeçe, nxorri nga shtëpia 3 fëmijët dhe e qëlloi rreth orës 22:00 të së dielës disa herë me thikë, duke e lënë të plagosur rëndë.
Advertisements
Ka qenë vajza 16-vjeçare, që pasi u rikthye ne banesën me qira në lagjen 10 të Korçës, ka gjetur nënën të gjakosur dhe ka njoftuar policinë. Ndërsa, 46-vjeçari u largua pas krimit dhe ndodhet në kërkim.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, thuhet se çifti kishte prej kohësh grindje mes tyre. Ata lanë jetën në Tiranë rreth një muaj më parë për të jetuar në Korçë, ndërsa mësohet se bashkëshorti ka qenë i dhunshëm pasi ishte edhe konsumues edhe i alkoolit.
Ai ka punuar jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë.
Klan News