U plagos natën e ndërrimit të viteve në Tiranë/ Familja kërkon ndihmë për transferimin në Itali të 51-vjeçares

by editor

Ngjarja u shënua në bulevardin Zogu I rreth orës 00:35 minuta të 1 janarit 2024

Familja e shtetases italiane, e cila u plagos nga një plumb qorr natën e vitit të Ri kërkon ndihmë për transferimin në Itali për një mjekim më të specializuar.

Advertisements

Avokati i familjes së gruas, e identifikuar me inicialet A. K., 51 vjeç, ka nisur një apel për autoritetet shqiptare për të lehtësuar transferimin e shpejtë nga institucioni shëndetësor ‘Spitali Universitar i Traumes’ në Tiranë, drejt Pulias në Itali.

Ngjarja u shënua në bulevardin Zogu I rreth orës 00:35 minuta të 1 janarit 2024, kur gruaja ka qenë duke lëvizur me biçikletë, por është kapur nga plumbi. Policia nuk ka ende asnjë informacion mbi personin që qëlloi me armë.

Advertisements

You may also like