Një ngjarje aksidentale është shënuar në galeritë e kromit të minierës Albchrome në Bulqizë, ku është plagosur një punonjës. Viktima e incidentit është Shkëlzen Disha, 36 vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim në krah teksa ndodhej duke punuar në thellësi të minierës.
Advertisements
Minatori është transportuar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë referuar materialet në Prokurori, duke e klasifikuar rastin si një ngjarje aksidentale. Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ka ndodhur në rrethana pune dhe dëmtimi në dorën e 36-vjeçarit ka qenë i lehtë.