Hasmëria është pista kryesore e ekzekutimit të 48-vjeçarit, Lulzim Visha, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij në rrugën “Shën Stefani”, Zall Mner.
Advertisements
Mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Refik Domi. Krimi ndodhi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.
Advertisements
Në 29 qershor 2001, Gjykata e Tiranës e dënoi me 12 vite burg, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.
Vrasja e Lulzim Vishës
Trupi i pajetë i 48-vjeçarit është gjetur rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm (24 Janar) në rrugën “Shën Stefani”.
Dyshohet se 48-vjeçari nga Kamza është qëlluar për vdekje me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, pasi mund të kenë regjistruar momentin e krimit.
“Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, informuan blutë e Tiranës.