“14-vjeçarja Vanja Gorçevska, është vrarë nga një armë zjarri”- thuhet në raportin e autopsisë së Mjekësisë Ligjore për 14-vjeçaren e cila u vra mizorisht në Maqedoninë e Veriut.
Advertisements
Policia ka pasur dyshime se 14-vjeçarja ishte mbytur në çantën në të cilën e kishin rrëmbyer, por sipas raportit të autopsisë ajo është qëlluar me plumb në kokë.
Advertisements
Kjo hedh poshtë pretendimin se e mitura ishte mbytur gjatë rrugës ndërsa mbetet i pandryshuar fakti se i dyshuari, Ljupço Palevski-Palço, ka qëlluar Vanjën.
Pasi u qëllua me plumb, Vanja u varros në një fshat. Një ekspert plumbash do të duhet të përgjigjet se nga çfarë lloj arme është shkrepur.
Advertisements
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga institucionet bazuar në njohuritë dhe deklaratat e të dyshuarve të cilët kanë pranuar fajësinë, nga rrëmbimi deri në vrasjen e vajzës kanë kaluar dy orë e 40 minuta.
Sipas provave, përfshirë të dhënat e autopsisë, do të përcaktohet ecuria e mëtejshme e hetimeve.