Pronari i një mobilierie në Tiranë, u vra mbrëmjen e sotme me 6 plumba në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.
Advertisements
56-vjeçari Bujar Nasufi u qëllua nga një person i maskuar me kapuç, sapo doli nga dera e biznesit të tij, një mobilieri të cilën e kishte në pronësi së bashku me të vëllain.
Advertisements
Ai po i drejtohej makinës së tij, një “Mercedes” gri me portobagazh në momentin kur u qëllua.
Krimin e kanë parë disa dëshmitarë që ndodheshin në vendngjarje dhe që janë marrë në pyetje tashmë, si dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë.
Autori është larguar me shpejtësi me motor, dyshohet në drejtim të lagjes së Selitës, ku janë ngritur postblloqe të shumta.
Gjashtë gëzhoja u gjetën në vendngjarje, ndërsa Nasufi ndërroi jetë në ambulancë, rrugë për në spital.
Ngjarja mbetet e mistershme për shkak se 56-vjeçari nuk rezulton të jetë person me të shkuar kriminale.