U qëllua sa doli nga xhamia, dëshmon i plagosuri Jazaj: Me autorin pata disa zënka banale

by editor

51-vjeçari Agim Jazaj që mbeti i plagosur paraditen e së hënës sapo doli nga xhamia Xhura në kryeqytet, është marrë në pyetje nga policia lidhur me ngjarjen.

Përpara hetuesve ai ka deklaruar se autorin, Saimir Xhafa e ka njohur për shkak të besimit, por më pas mes tyre kanë lindur disa zënka për motive banale.

Advertisements

Ky version është pohuar dhe nga dëshmitarët e ngjarjes, të cilët kanë deklaruar në polici se mes të plagosurit dhe autorit të shpallur në kërkim, kohët e fundit ka patur zënka të vazhdueshme.

Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se konflikti mes tyre nuk ishte referuar nga asnjëra palë në polici, çka mund të shmangte përdorimin e armës, siç ndodhi mëngjesin e 1 Janarit.

Advertisements

Gjithçka nisi në ambientet e brendshme të xhamisë, ku mes tyre nisi një përplasje verbale, derisa dolën jashtë dhe 36-vjeçari Saimir Xhafa mori pistoletën që mbante në makinë dhe qëlloi Agim Jazajn.

Për autorin policia ka vënë një shpërblim prej 5000 Eurosh, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe ka shpërndarë foton me veshjen që mbante ditën që kreu ngjarjen.

Advertisements

You may also like