Në Spitalin e Traumës ka humbur jetën ditën e sotme një 22-vjeçare, efektive policie. Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se e reja ka ndërruar jetë një javë pasi aksidentalisht u rrëzua nga shkallët e “Piramidës” në Tiranë.Fatkeqësisht efektivja nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra në kokë, duke gjetur vdekjen mesditën e kësaj të marte.
Ngjarja e rëndë ndodhi një javë më parë ku 22-vjeçarja u rrëzua nga shkallët e “Piramidës”. Në momentin e ngjarjes oficerja e policisë nuk ishte në shërbim dhe kishte shkuar te “Piramida” me familjarët e saj.
Advertisements
Advertisements