Historia e motrave Berisha dhe Klea Prengës është duke u trajtuar në dyert e Gjykatës. Javën që lamë pas, Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Marinela dhe Antonela Berishën.
Advertisements
Organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për Marinela Berishën dhe 3 vite shërbim prove për Antonela Berishën. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për dy motrat Berisha do të konvertohej përfundimisht përkatësisht në 2 vite burg dhe 2 vite shërbim prove. Dy motrat Berisha u dorëzuan në tetor të vitit të kaluar pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje ndaj modeles Klea Prenga.
Advertisements
Shkak i ngjarjes që bëri bujë ishin dyshimet e Mariela Berishës se bashkëshorti i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren. Por teksa telashet për motrat Berisha nuk kanë të përfunduar, Klea Prenga nuk i ndal postimet në rrjetet e saj sociale. Këtë herë blogerja kishte udhëtuar në Barcelonë.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se, në fakt, ajo ka nisur një lidhje të re dashurie, pas asaj që kishte me ish-partnerin e Marinelës dhe se tashmë historia e saj me dy motrat ka përfunduar, bashkë me lidhjen që kishte me biznesmenin, me të cilën Marinela ka një fëmijë.
Në postimet e saj, ajo është shfaqur gjithnjë e vetme, por fansat nuk kanë qëndruar indiferent, duke komentuar se, në fakt, në këtë udhëtim ajo shoqërohet nga një mashkull. Antonela dhe Marinela Berisha u vetëdorëzuan në polici në 16 tetor pasi më shumë se dy muajsh në kërkim. Gjatë seancës gjyqësore Marinela Berishaj kërkoi falje dhe mëshirë duke u shprehur se është nënë me një fëmijë 2 vjeç.
“Jam në një bashkëjetesë dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, ka thënë ajo. Para togave të zeza ajo është shprehur po kalonte një periudhë të vështirë psikologjike.
“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, tha Marinela Berishaj para gjykatës.
Ndërkohë, ish-banorja e Big Brother Vip, Antonela Berishaj, ka dëshmuar se sipas tyre ato kanë qenë në restorant për të darkuar dhe janë provokuar nga Klea Prenga. Antonela kërkoi ndjesë publike dhe është shprehur e gatshme për të bërë gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të ndihmuar Klea Prengën të rehabilitohet fizikisht.