Tre të rinjtë që shihni në foton e mësipërme janë dy vëllezërit Enejdi dhe Erildi Laçi, përkatësisht 25 dhe 20 vjeç, si dhe 24-vjeçari Enrikejd Kurti.
Advertisements
Ata humbën jetën në aksidentin tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë-Vorë, në Fushë-Prezë, bashkë me 22-vjeçarin Andi Laçi.
Advertisements
Katër të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Mercedes Benz”, i cili u përplas me një betoniere. Pas aksidentit, mjeti shpërtheu në flakë.
Mësohet se pranë vendit ku ndodhi ngjarja tronditëse ndodhej pika e betonit dhe betonieria sapo kishte dalë në rrugë. Mjeti ka qenë në lëvizje, kur Benz-i ku udhëtonin viktimat ka ardhur nga pas dhe e ka goditur.
Drejtuesi i betonieres, shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, fillimisht u arratis në këmbë nga vendi i ngjarjes, por më vonë u kap nga Policia dhe u shoqërua në komisariat.
Mjeti “Mercedes Benz” u konstatua duke u djegur nga efektivët e shërbimit të qarkullimit rrugor rreth orës 23:50, dhe pranë saj edhe betonieren. Në vendin e ngjarjes shkoi një mjet zjarrfikës i Kamzës, por nuk e shmangu dot fatalitetin, pasi 4 të rinjtë ishin djegur brenda mjetit.