U tërhoq zvarrë nga sigurimi, çfarë ndodhi para se Liam Payne ti jepte fund jetës?

by editor

Është shfaqur fotografia e fundit tronditëse e Liam Payne pak ora para se të humbte jetën në Argjentinë. Në foton e fundit të publikuar nga “Daily Mail”, këngëtari shihet teksa mbahet në krahët dhe duart nga tre burra në një holl hoteli.

Advertisements

Imazhi tragjik, është marrë nga pamjet CCTV të regjistruara brenda hotelit CasaSur Palermo në Buenos Aires, ku Payne po qëndronte në momentin e vdekjes së tij më 16 tetor.
Pamjet tregojnë se këngëtari është marrë nga krahët nga tre punonjës të hotelit, të cilët e kanë vendosur në ashensor dhe më pas e kanë dërguar në dhomën e tij, pasi këngëtari kishte sjellje të dhunshme.Punonjësit duke marrë zvarrë Liam Payne
Mirëpo këto pamje kanë ngritur një tjetër pyetje? Se përse punonjësit nuk thirrën një ambulancë, kur panë se Liam ishte në atë gjendje.Vetëm pak orë pasi është marrë në atë gjendje dhe ëhstë dërguar në dhomë, këngëtari ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni.Payne ndërroi jetë pasi mori plagë të shumta nga rënie nga ballkoni që rezultuan fatale për të. Raporti toksikologjik gjeti gjurmë të ‘alkoolit, kokainës dhe antidepresantëve”

Advertisements

You may also like