“U tërhoqa zvarrë” Pse u arrestua Lisa Ann? P*rnostarja e njohur u kap në një sallë duke përdorur…

by editor

Ish-pornostarja, Lisa Ann u arrestua pasi përdori telefonin e saj në shfaqjen e komedianit Matt Rife në “Radio City Music Hall”.

Advertisements

Në një postim në ‘X’, Lisa Ann pretendoi se ishte tërhequr zvarrë nga emisioni i humoristit për përdorimin e telefonit të saj, i cili ishte i ndaluar gjatë shfaqjes.

Në një prej postimeve ajo ka publikuar edhe një video gjatë momentit të arrestimit ku dëgjohet duke thënë:

Advertisements

“Nuk kam bërë asgjë të keqe! Nuk e preka telefonin! Doja të shihja Matt Rife sepse ai është miku im”

Advertisements

Por pavarësisht pretendimeve të Ann “New York Post’ raportoi lajmin për arrestimin e saj duke cituar një dëshmitar i cili ishte i pranishëm në shfaqje, i cili pohon se ajo po përdorte telefonin.

Ann në një tjetër postim në Twitter tha se u arrestua dhe u lirua në vendngjarje pas 45 minutave.

New York Post po ashtu publikoi pamjet nga vendi i ngjarjes, imazhe të cilat tregojnë se Lisa Ann ka përdorur telefonin e saj gjatë shfaqjes . Përveç kësaj, një burim konfirmoi se policia u përfshi pasi ajo refuzoi t’u përmbahej rregullave dhe madje kishte edhe përplasje fizike me oficerët.

Pornostarja ka reaguar ndaj fotove të bëra publike nga “New York Post” duke pretenduar se gruaja që shihet në imazhet që po bëjnë xhiron e rrjetit nuk ishte ajo.

Ndërkohë, Matt Rife nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur.

You may also like