U tha se janë në prag divorci, ja veprimi i fundit i Xhensilës dhe Besit që ngre dyshime rreth çiftit

by editor

Dy artistët, një nga çiftet më të njohura të estradës shqiptare nuk kanë konfirmuar e as hedhur poshtë zërat, por pas veprimeve të tyre, fansat janë të sigurt për ndarje, ose të paktën krisje në marrëdhënie.

Advertisements

Ata nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram, ndërsa dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.

Advertisements

Së fundmi në rrjet flitet edhe për divorc, por një veprim i dyshes ka ngritur sërish dyshime. Ata kanë hedhur të dy në Instagram foto nga Italia, të dy në koncerte të ndryshme. Këngëtarja dhe aktori janë kujdesur të shënojnë vendodhjen e tyre, mbase për të treguar se nuk janë bashkë, por deri më tani nuk dihet.

Pak kohë më parë çifti u bënë prindër për herë të dytë, pas Ajkës, me një djalë, të cilin e quajtën Amen. Kjo nuk është hera e parë që flitet për një ndarje të çiftit, por duket më serioze se herët e tjera, ndërsa të dy kanë zgjedhur të heshtin.

You may also like