U tha se kishte probleme mendore, zbardhet kartela mjekësore e Altin Çokut

by editor

Është publikuar kartela mjekësore e 39-vjeçarit Altin Çoku, i cili u arrestua dy ditë më parë, si përgjegjës për vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini, pasi dyshohet se ka qenë ai që i ka publikuar foton intime në rrjetin social TikTok.

Advertisements

Në dosjen e siguruar nga mediat, sipas Akt Ekspertimit Psikiatriko–ligjor të datës 29.07.2014, rezulton se Altin Çoku ka tipare të personalitetit narcistik.

Advertisements

“Sipas Akt Ekspertimit Psikiatriko–ligjor nr.291, datë 29.07.2014, mbi ekzaminimin e shtetasit Pal Çoku, i Insituti i Mjekësisë Ligjore rezulton se

– “shtetasi Altin Çoku prezanton tipare të personalitetit narcistik. Nuk u evidentuan crregullime të mendimit , gjykimit, konjicionit dhe kujtesës, me aftësi të mira për ta ruajtur dhe përdorur informacionin.

“Shtetasi Altin Çoku vuan nga Kifo scoliosis deformans, Insuficience respiratore restriktive si dhe prezanton tipare të personalitetit narcistik.

“Në kushtet aktuale nuk prezanton nevojën e ndonjë mase mjeksore, pasi gjykimi dhe të menduarit e sjellja janë brenda tipareve të tij të personalitetit duke prezantuar një model mbi të cilën funksionon që prej adoleshencës dhe rinisë së hershme. Për më tepër gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë e nevojshme të trajtohet për ndonjë simptomë të shëndetit mendor.

“Në gjendjen që prezanton aktualisht nuk prezanton rrezikshmëri shoqërore.

” Aktualisht shtetasi Altin Çoku paraqet edhe Insuficience respiratore restriktive (sëmundje fizike)”, thuhet në dosje.

You may also like