“U ul sot si skuth, si tinëzar negocioi për karrigen”, Murrizi sulmon Bardhin: Pazar i ndyrë, presin dënimin e Berishës dhe…

by editor

Myslim Murrizi është shprehur kundër negociatave të Rithemelimit me socialistët në Kuvend, jashtë vendimit të strukturave të këtij grupimi politik.

Advertisements

Ai është shprehur ne një emision televiziv se nuk duhet asgjë nënkomisioni për reformat, ndërkohë që ka nënvizuar se nuk ka dëgjuar as në kryesi dhe as në Këshillin Kombvëtar se çfarë është arritur apo çfarë është diskutuar për negocviatat me mazhorancën.

Advertisements

“Çfarë kanë negociuar për reformën zgjedhore, për karriget e tyre. Duan ta prishin marrëvesgjen e Berishës dhe Ramës të vitit 2008. Nuk kam dëgjuar asgjë çfarë kanë arritur në marrëveshje për reformën zgjedhore. Unë dua listë të hapur 100 përqind dhe një zonë zgjedhore. Kush i ka penguar këta, brenda dhe jashtë parlamentit, janë deputetë dhe persona publikë për të mbrojtur ata qytetarë që nuk e duan mazhorancën. Kush është propozimi i tyre konkiret për këtë reformë, sytë e tyre që t’ju dalin. Për çfarë e dua unë këtë komision kur këtya janë bërë synet nga kurajo. Për të siguruar një karrige të qelbur për vete në vitin 2025?

Cfarë do kërkojnë, shkojnë aty për të duartrokit? Janë të pështirë, dështarë, që vrodhën dy vjet dhe nuk lanë gjë pa thënë kundër Rithemelimit dhe deputetëve të tij, Sali Berishës, Myslym Murrizi dhe qindra e mijëra demokratëve, u tallën me Kuvendin e 11 dhjetorit, dhe tani si skutha të dështuar erdhën dhe u ulën në prehër. Kanë fërkuar duart pëer vendimin e gjykatës së Lartë që do të marrë të pandehur Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin.

Advertisements

Këta janë aty sepse shpresojnë fort që Berishës do t’i hiqet mandati, që Berishës do ti hapet 21 janari, që Berisha është i vdekur politikisht, që nuk do lejohet për të kandiduar më 2025. Flas për Gazin dhe gazrat. Mazhoranca është në të drejtën e saj të aspirojë zhdukjen e opozitës. Ka ardhur atje atje si tinëzar.Sali Berisha i beson një kali të ngordhur si Gazit dhe gazrat…”, deklaroi mes të tjerave Murrizi.

You may also like