U vidhnin para me dhunë qytetarëve në Tiranë, arrestohen 3 të rinjtë, mes tyre 2 të mitur! Njërit iu gjet kanabis në banesë

by editor

Një 19-vjeçar E.SH, dhe dy të mitur 17-vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshihet si autor të disa vjedhjeve me dhunë në kryeqytet në zona të ndryshme.

Advertisements

TIRANË- Një 19-vjeçar E.SH, dhe dy të mitur 17-vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshihet si autor të disa vjedhjeve me dhunë në kryeqytet në zona të ndryshme.

Sipas bluve të Tiranës, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, iu kanë vjedhur me dhunë, disa shtetasve, shuma të ndryshme parash.

Advertisements

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit janë autorë të dyshuar të 4 vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, në disa lagje të Tiranës.

You may also like