U vra me thikë në Angli, mblidhen paratë për të sjellë trupin e 26-vjeçarit në Shqipëri

by editor

Familjarët e 26-vjeçarit shqiptar, Anselam Senaj, i cili u vra me thikë në Britaninë e Madhe bëjnë me dije se janë mbledhur paratë për të sjellë në Shqipëri trupin e tij.

Advertisements

Ditën e sotme u njoftua hapja e një Go Fund Me, që shqiptarët të kontribuonin sadopak pasi shuma për të sjellë trupin e të riut në vendlindje ishte mbi 10 mijë paund.

Advertisements

Kjo shumë është mbledhur, njoftojnë familjarët, dhe do kryhen të gjithë procedurat e nevojshme që trupi i të riut të prehet në Malësi e Madhe, vendlindjen e tij.

You may also like