U vra në mes të ditës te mbikalimi i Fushë-Krujës, gazetari i njohur zbulon lëvizjet e fundit të Brilant Martinaj para se të ekzekutohej

by editor

Gazetari Trashëgim Sokolaj ka zbuluar lëvizjet e fundit të Brilant Martinajt ditën e ekzekutimit në korrik të vitit 2022.

Advertisements

Sakaq, ai theksoi se Gentjan Bejtja duke qene se ishte rreshtuar nga viti 2016 në këtë grup, konsiderohej si një element që ofronte garanci për lëvizjet e Brilant Martinajt në Krujë.

Advertisements

“Brilant Martinaj ditën që është ekzekutuar ka bërë dy tre lëvizje, ka drekuar në një lokal në zonën e Krujës dhe ka çuar automjetin në servis në Laç dhe është kthyer prap në drejtim të Krujës, ku i është bërë dhe atentati. Normalisht që Gentjan Bejtja duke qene se ishte rreshtuar nga viti 2016 në këtë grup, normalisht konsiderohej si një element që ofronte garanci le të themi për lëvizjet e Brilant Martinajt në Krujë. E dyta, Bejtja kishte dhe një bilanc personal, u sulmua në 2016, u sulmua shumë rëndë në korrikun e 2023 se ishte i dyshuari kryesor për ngjarjet e ndodhura, përmend këtu atentatet ndaj anëtarëve të familjes Haka dhe plagosjen e Durim Bamit. Kështu që pistat nuk janë vetëm Martinaj, por dhe konfliktet brenda për brenda grupit”, tha Sokolaj.

You may also like