“U vra për një ‘like’ në rrjetet sociale”/ Gazetari jep alarmin: Krimi po ringjallet në Fier, 19-vjeçari që u godit me thikë djalë i vetëm i familjes

by editor

Duke dhënë detaje për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci, në Fier gjatë ditës së sotme, gazetari Fatjon Gjinaj shprehet se konflikti ka nisur për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze në rrjetet sociale.

Advertisements

Edhe kjo ngjarje ka si motiv njohjen e përbashkët të dy adoleshentëve me një vajzë dhe mendohet se konflikti ka nisur për shkak të “Like”-ve në rrjetet sociale. Ka qenë çështje flirtimi në rrjetet sociale.

Advertisements

Është një nxënës me rezultate shumë të mira. I takon një familje të njohur në qytet dhe me shumë respekt në zonën ku banon.

Është djalë i vetëm i dy motrave binjake. Sot është atje ku është ndoshta dhe ndodhej në vendin e gabuar. Në Fier, krimi po ringjallet”, tha ai.

You may also like