U vra pranë Novoselës / Kristjan Marku i bëri atentat nipit të Kastriot Reçit dy vite më parë! Xhaxhain ia vranë sa doli nga burgu

Kristjan Marku, 30-vjeçari nga Rrësheni mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri pasditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës.

Advertisements

Voxnews.al mëson se Marku, i njohur edhe si Kristjan Bardhi është person me precedentë të mëparshëm penalë për “Vrasje me dashje në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Advertisements

Ai ka qenë i përfshirë në përplasjen mes fiseve Reçi dhe Bardhaj.

30-vjeçari ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Volkswagen” kur është qëlluar me breshëri plumbash në afërsi të një karburanti. Për shkak të plumbave, ai ka gjetur menjëherë vdekjen.

Kush është Kristjan Marku, i njohur edhe si Kristjan Bardhi

30-vjeçari Kristjan (Marku) Bardhi është nipi i Martin Bardhit, i njohur edhe si Marjan Marku. Në vitin 2023, Marjan dhe Kristjan Marku përfshinë në një atentat me armë zjarri ndaj Sajmir Reçit, nipit të Kastriot Reçit.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Rrëshenit, ku të dy zbritën nga makina dhe hapën zjarr me breshëri plumbash ndaj makinës së Sajmir Reçit, emër i njohur i botës së krimit.

Ky i fundit arriti t’i shpëtonte atentatit, ndërsa Martin Bardhi do të vritej vetëm pak muaj më pas në kafenenë e qytetit, menjëherë sapo kishte dalë nga burgu. Martin Bardhi është përfolur edhe për përfshirjen në vrasjen e Kastriot Reçit me snajper në mes të qytetit të Rrëshenit.

Dyshohet se përplasja mes tyre dhe fisit Reçi ka nisur disa vite më parë, për shkak të një sherri banal për parakalim të gabuar nga djali i Martin Bardhit, ku në atë kohë të dyja palët u përplasën fizikisht.