U vu në pranga për ngacmim se**ual ndaj dy nxënëseve të mitura, Gjykata e Korçës jep masën për mësuesin Bledar Duro

by editor

Gjykata e Korçës ka lënë në burg mësuesin 41-vjeçar, Bledar Duro i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.

Advertisements

Mësuesi Bledar Duro, i cili jepte lëndën e artit pamor akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy të miturave në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura”, në Korçë të cilave iu dërgonte mesazhe në rrjetet sociale.

Advertisements

Burime nga policia bënë të ditur se 14-vjeçaret merrnin mesazhe në whatsapp nga mësuesi i tyre Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar në harkun kohor të një muaji.

Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë dhe si provë kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet e mësuesit. Sipas informacioneve, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë.

Advertisements

You may also like