Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania u shoqërua me shumë zhurmë në rrjet, sidomos pas përmendjes së një konflikti të vjetër mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës. Komentet nisën të vërshojnë online dhe videot e vjetra nisën të qarkullojnë si rrufe, por mesa duket, e vërteta është pak më ndryshe.
Advertisements
Rezarta Shkurta ka reaguar në mënyrë publike në rrjete sociale, duke hedhur dritë mbi atë që sipas saj ka ndodhur realisht mes saj dhe Rozanës. Ajo tregon se “konflikti” që përflitet ka ndodhur në vitin 2008, në një program televiziv, dhe ishte thjesht një debat banal mbi… pastat! Po, po, pastat me salcë apo me domate të freskëta.
Advertisements
Por ajo që ndezi më shumë kureshtjen ishte pikërisht pjesa që ka të bëjë me “dashurickat”, një temë që gjithmonë bën bujë në botën e showbizit. Në reagimin e saj, Rezarta mohon kategorikisht që përplasja e dytë me Rozanën në vitin 2012 të ketë pasur ndonjë lidhje me çështje dashurie apo partnerësh.
“Kam pasur një tjetër konflikt me Rozanën, edhe këtë herë për arsye profesionale, jo për ‘dashuricka’, siç është përfolur nëpër portale,” – shkruan ajo prerazi, duke iu referuar spekulimeve që kanë qarkulluar ndër vite.
Me pak fjalë, “dashurickat” nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e ekuacionit mes tyre – thjesht trillime për të krijuar pak drama e zhurmë në rrjet.
Rezarta e mbyll reagimin e saj me ton të matur, duke e bërë të qartë se sot nuk mban asnjë mëri, madje vlerëson ndryshimin pozitiv të Rozanës që po shfaqet në BBVA: “Në këtë Big Brother kam parë tek ajo një vajzë më të rritur dhe të ndryshuar për mirë.”
Reagimi i plotë, në vijim. /Prive By Liberta Spahiu