Udhëtuan me avionë të ndryshëm në të njëjtën ditë dhe u rrëzuan, rastësia e frikshme e çiftit që…

by editor

“Ishte udhëtimi i parë i Antoniettës dhe më vjen shumë keq që kjo ndodhi”

Një çift që udhëtoi me avionë të ndryshëm në të njëjtën ditë, arriti të mbijetonte kur avionët u rrëzuan. 30-vjeçari Stefano Pirilli i ka shpëtuar aksidentit i padëmtuar, ndërsa e fejuara e tij 22-vjeçare, Antonietta Demasi ka mbetur e plagosur lehtë.

Rastësia ndodhi pasi të dy vendosën të udhëtonin veçmas me dy avionë për të fluturuar në Torino për një takim dreke me miqtë. “Daily Mail” shkruan se “Tecnam P92 Echo Super” i 30-vjeçarit u ul në San Gillio pasi hasi vështirësi, ndërsa avioni i 22-vjeçares u rrëzua pak më pas, 25 km larg, në Busano.

Forcat zjarrfikëse shkuan në të dy vendet dhe çifti u dërgua në spital së bashku me pilotët e tyre.

“Jemi me fat që nuk kemi humbur jetën, mendimet tona janë me pilotët që u plagosën. Unë dua vetëm që e dashura ime dhe piloti të bëhen mirë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”,-tha Stefano Pirilli.

Advertisements

“E diela ishte një ditë e përkryer për udhëtime ajrore me diell, ishte mënyra e përsosur për t’u argëtuar. Ishte udhëtimi i parë i Antoniettës dhe më vjen shumë keq që kjo ndodhi”,-shtoi ai.

You may also like