UEFA gati të gjobisë Shqipërinë, nuk do ta besoni arsyen

by editor

Duket se humbja me Italinë nuk është i vetmi lajm i keq për Shqipërinë. Sot mësohet se federata jonë po përballet me katër akuza të UEFA-s për një “mesazh provokues” që është shfaqur nga tifozët kuqezi.

Advertisements

UEFA njoftoi se Federata Shqiptare e Futbollit po përballet me procedime disiplinore për mesazhie provokuese, hedhjen e objekteve, përdorimin e fishekzjarrëve dhe ‘futje në fushën e lojës’, në lidhje me tifozin që hyri në fushë.

Advertisements

UEFA nuk e theksoi se për cilin mesazh bëhej fjalë, vetëm se akuza lidhet me “transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”.

Me shumë mundësi bëhet fjalë për flamurin e UÇK-së, për të cilin ka pasur penalitete edhe më parë, por duhet bërë e ditur që ai flamur përfaqëson një pjesë të rëndësishme të kombit shqiptar.

Advertisements

You may also like