UEFA reportazh për kombëtaren shqiptare

by editor

Një ditë pune me Silvinjon” është titulli i reportazhit të UEFA-s, kushtuar kombëtares shqiptare dhe arkitektit, trajnerit Sylvinho, nën drejtimin e të cilit është shumë pranë kualifikimit për herë të dytë në Europian. Momenti dhe edicioni kualifikues shumë i mirë i Kombëtares kuqezi, por edhe puna fantastike e teknikut brazilian nuk ka kaluar pa u vënë re.

Reportazhi në faqen zyrtare të UEFA-s nis me një përshkrim të karrierës së Silvinjos si lojtar dhe trajner që ka kontribuar në disa vende të Europës dhe në Brazil, vendlindjen e tij. Trajneri Silvinjo tregon në kanalin zyrtarë të UEFA-s ndjesitë si timonier i Shqipërisë dhe shton se të përfaqësosh një komb është shumë speciale për lojtarët dhe trajnerin.

Advertisements

“Lojtarët duhet ta shijojnë dhe të jenë krenarë që përfaqësojnë vendin e tyre, kjo është mënyra e të punuarit. Megjithatë kur përfaqëson vendin, gjërat ndryshojnë dhe nuk është e njëjta mënyrë tradicionale e të punuarit. Ti e di që ke shumë përgjegjësi për të luajtur dhe gjithçka duhet të bëhet me zemër, sepse përfaqëson kombin. Kjo është diçka speciale për lojtarët dhe për trajnerin”

Në karrierën e tij si lojtar, Silvinjo ka luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe Arsen Wenger, dy nga trajnerët më të mirë të historisë. Në reportazhin e UEFA-s Silvinjo i cilëson ata si të jashtëzakonshëm.

Advertisements

“Guardiola dhe Venger janë të jashtëzakonshëm. Nuk pretendoj të bëhem si ata. Bëj punën time si e mendoj unë. Futbolli ka ndryshuar shumë, por unë besoj tek organizimi i një ekipi”.

Pjesë e reportazhit të UEFA-s është edhe Elseid Hysaj. Fillimisht mbrojtësi kuqezi jep mendimin e tij për Silvinjon, duke e cilësuar si një nga trajnerët e tij të preferuar.

Advertisements

“E ndjek shumë, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër dhe kishim nevojë për një trajner si Sylvinho për të kaluar momentin e vështirë. Tani është padyshim një nga trajnerët e mi të preferuar”,

Reportazhi i UEFA-s dedikuar ecurisë fantastike të Shqipërisë dhe trajnerit të saj Silvinjo mbyllet me fjalën e këtij të fundit, i cili thotë se në Kombëtare çdo gjë bëhet me zemër pasi prezantojnë vendin në arenën Europiane dhe atë Botërore. Në fund mesazhi i Sylvinhos është i qartë: Gjithmonë besoni te lojtarët.

You may also like