Të hënën e 16 shtatorit priten reshje mesatare në qarkun Elbasan dhe reshje të dobëta në qarqet e tjera, deri lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë, Berat dhe Korçë.
Advertisements
Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në këto qarqe.
Advertisements
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Advertisements
në bregdet: 15 / 22 °C
në vendet e ulëta: 14 / 23 °C
në vendet malore: 9 / 17 °C
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.