Në zonat kodrinoro-malore të Kosvës, tashmë kanë filluar edhe reshje të borës. Një pjesë e fshatit Meheti në komunën e Podujevës, sot ëshë mbuluar nga bora. Reshje bore ka pasur dhe në Printë e Fushë Kosovë.
Advertisements
Bora e parë ka mbuluar një pjesë të Gërmisë, e këto pamje shihen edhe përmes fotografive që kanë realizuar disa qytetarë aty.
Advertisements
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot pritet të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Moti i ngjashëm pritet të jetë edhe gjatë ditëve të tjera të javës.
Për këtë të hënën është parashikuar të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë edhe reshje të izoluara shiu e bore të karakterit lokal, jo vetëm në zonat malore, por edhe në ultësira. Reshjet e borës pritet të paraqiten qysh në orët e para të 24-orëshit në zona të caktuara.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C.