Ulja tronditëse në mes të plazhit në Himarë, procedohet parashutisti

Këto janë pamjet kur një 28-vjeçar nga Tirana ka bërë një ulje të rrezikshme me parashutë në plazhin e Potamit në Himarë.

Advertisements

Parashutisti është ulur në mes të pushuesve, mbi rërë, dhe është dëmtuar për shkak të problemeve gjatë uljes.

Advertisements

Policia e Himarës ka referuar materialet në Prokurori për 28-vjeçarin, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur ‘Potam’, Himarë, është dëmtuar aksidentalisht gjatë hedhjes me parashutë shtetasi Xh. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.