“Ulje e çmimit të karburanteve dhe energjisë për bizneset”- Premtimi i Sali Berishës: Taksa e shitjes së pronës do të shkojë nga 15% në 2%

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet do të ulen çmimet e karburanteve dhe energjisë për bizneset.

Advertisements

Kryedemokrati, theksoi gjithashtu se taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%.

Advertisements

“Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë kë do të shitet me 6 lekë, zbret 3-4 herë. Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%, taksa Rama e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e karburantit nuk do të mund të shitet karburant me ndryshimi plus minus 10% me pompat e vendeve fqinje përreth, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi”, tha Berisha në konferencë me gazetarët.

Deklarata e Berishës:

Në konsultat tona, akciza për birrën do jetë me dy fasho.

600 lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit.

Dhe duke respektuar standardin e BE, 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit.

Çmimi i pullave fiskale nga 17 euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 euro për 1 mijë pulla.

Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla.

Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit.

Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël.

Ajo që kanë vendosur këta mbi 12.5 përqind është një absurditet me brirë. Ne do nxisim prodhimin vendas. Natyrisht respektojmë rregullat e BE.

Edhe njëherë, në qoftë se në nga aktet e para, hedhim në Lanë Ballkanin e Hapur, ne u qëndrojmë besnikë detyrimeve që rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe procesi i integrimit në BE, pasi ato janë të studiuara.

Psh BE pranon diferenca në akciza midis prodhuesve të mëdhenj dhe të vegjël dhe kjo është e bazuar në kostot që ka prodhuesi i madh me prodhuesin e vogël, por brenda një diapazoni të caktuar, pra nuk mund të jetë më shumë se 50 përqind diferenca.

Por, siç e shihni, ne arrijmë të nxisim prodhimin në këtë mënyrë.

Shpërblimet e dhëna me dëshirë dhe pa shtrëngesë nga klientët në njësitë që ofrojnë ushqime dhe pije janë të ardhura të përjashtuara nga tatimi si për kompaninë ofruese të shërbimit edhe për të punësuarit si kamarierë që përfitojnë prej tyre.

Pra, ai që në botë quhet tip, në Shqipëri e quajnë bakshish, nuk tatohet.

E kam theksuar edhe herën tjetër, energjia elektrike për biznesin nga 18-24 orë që është sot, do shitet në 6 lekë. Zbret pra 3-4 herë.

Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15 përqind në 2 përqind.

Taksa Rama e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10 përqind me pompat e vendeve fqinje.

Bimët medicinave marrin një mbështetje preferenciale të fuqishme krahas ullirit dhe arrorëve dhe bimëve aromatike.

Ato janë dhe duhet të jenë një burim i fuqishëm i të ardhurave të zonave ku ato rriten dhe nuk ka një vend tjetër të ketë biodiversitetin e Shqipërisë. Do ofrohen lehtësira logjistike dhe të llojeve të tjera. Linja kredi dhe nxitje e fuqishme e barabartë me ullirin dhe arrorët, të cilët ngelen përparësi të pandryshueshme dhe të suksesit tonë.