“Unë do hyj me tanga”/ Aktorja tregon si do futet në Big Brother VIP

by editor

“Cubi na konfirmo diçka, se tani që erdhe të pashë me disa valixhe. Mos do futesh gjë në Big Brother VIP”, pyeti Ronaldo.

Advertisements

Në “Fan Club” ditën e sotme ishte e ftuar aktorja e humorit Cubi Metkaj. Teksa dha opinionin e saj lidhur me lojën brenda Big Brother VIP, i erdhi edhe një pyetje ngacmuese nga opinionisti Ronaldo Sharka.

Advertisements

“Cubi na konfirmo diçka, se tani që erdhe të pashë me disa valixhe. Mos do futesh gjë në Big Brother VIP”, pyeti Ronaldo.

“Po ti çke me mua more Ronaldo, pse na nxjerr surprizat kështu,” tha Cubi duke nënkuptuar që mund të jetë dhe ajo pjesë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri.

Por ajo shtoi se “një gjë është e sigurtë, që unë do futem me tanga”, kjo deklaratë e Cubit erdhi pas diskutimit që u bë për dyshen Juli-Egla, për të cilët po dyshohet se debati i “brekëve” është i stisur.

Advertisements

You may also like