Dita e sotme nuk ka qenë aspak e qetë në “Big Brother VIP 4”, ku banorët janë zgjuar me shtëpinë të kthyer përmbyes. Rozana dhe Gjesti kanë patur një mision sekret “Ninxhat” dhe si pasojë ata kanë fshehur gjërat personale të banorëve dhe kanë bërë rrëmujë çdo cep të shtëpisë.
Advertisements
Banorët kur janë zgjuar sot janë habitur nga mënyra se si kanë gjetur shtëpinë dhe menjëherë kanë nisur aludimet se kush mund t’a ketë bërë ashtu.
Advertisements
Gjesti, i cili është zgjuar i fundit, shkoi te dhoma e grimit dhe nisi duke rregulluar rrobat e tij, pa fol me asnjë. Pas tij shkoi Rozana që bëri sikur nuk dinte gjë dhe e pyet ‘edhe ty ti kanë prishur rrobat?’.
Gjatë kësaj bisede të shkurtër pranë tyre shkon edhe Egli, e cila tenton të ndihmojë Gjestin për të rregulluar veshjet, por banori nuk e la dhe i tha:
“A je duke më lënë rehat?”.
“Jo, ça halli ke? Po të ndihmoj. Kapi bëj ça të duash o Gjest, thirri mendjes. O Gjesti po ça ke? Ça ke more? Ç’është kjo lojë e shëmtuar?”, i tha ajo.
Më pas teksa ajo dhe Rozana po rregullonin rrobat e tij, Gjesti shkoi dhe i mori nga dora Eglit një triko të tij dhe këtu banorja shpërthen:
“Ai me Eglin e ka se po i prek rrobat, ça halli ke o shok? Ça të ka bërë Egli? Se po na çon nervat, ke që mbrëmë. Hape gojën dhe thuaje. Ka që mbrëmë ky muhabet. E mbrëmë fill pas një momenti të caktuar. Ça dëgjoi keq ky? Ku e lëndova? Që bën sikur nuk ekzistoj fare këtu. I them mirëmëngjes, nuk flet, i marr diçka dhe e tërheq. Më jep shpjegim se të kam bërë be shpirtin e dikujt që s’të dal më përpara”.
Gjesti nga ana tij i thotë që i palos vetë rrobat dhe ajo i kundërpërgjigjet:
“Do ti palos unë, ça ke me më bërë? Hë? Edhe unë e di se dal nga shtëpia pra dhe nuk ta bëj rrafsh me këtë që po bën”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.