Kryeministri Edi Rama është shprehur se vetëm ai mund ta anëtarësojë vendin në Bashkimin Europian, duke theksuar se askush tjetër s’e bën dot.
Advertisements
Kreu i qeverisë deklaroi se “unë e di bëhet kjo unë dhe si mbyllet ky proces, askush tjetër nuk e bën dot”, duke shtuar se “prandaj duroj lloj kukumjaçke salamandrash e insektesh”.
Advertisements
Edi Rama: Është një kapërcim epoka që ia detyroj fëmijëve tanë, nuk ka lidhje fare e lagu nuk e lagu bufi bishtin këtu në Shqipëri, jo PS, jo PD, jo ne e ata, jo bla e bla.
Për sa kohë që nuk jemi aty brenda ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu. Këtë raport që kemi vendosur unë dhe PS me Evropën nuk e kemi pasur kurrë, barazi e respekt. Unë e di bëhet kjo unë dhe si mbyllet ky proces, askush tjetër nuk e bën dot.
Ndaj jam këtu akoma dhe prandaj duroj lloj kukumjaçke, salamandrash e insektesh, dhe prandaj vazhdoj të jem këtu. Ta keni parasysh mirë.