Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, sot ka mbizotëruar qetësia. Banorët janë zgjuar duke kërcyer me njëri-tjetrin.
Advertisements
Te ‘shpella’ Rozana, Gjesti dhe Klajdi kanë kërcyer së bashku në oborr, ndërkohë G-Bani vetëm brenda. Kur tre banorët hynë brenda për të ngrënë, e pyetën atë se pse nuk iu bashkua dhe ai iu tha se donte të rrinte vetëm.
Advertisements
Në një moment që Rozana po bënte një plan për banorët e tjerë pasi të dalin nga shpella, i tha G-Banit ‘që të mos sabotojë’ dhe ai përgjigjet se ‘nuk do të merret me këtë dhe s’do thotë gjë’.
G-Bani shprehet ‘se nuk është si ata që do ikin nga shtëpia dhe do të tregojnë se çfarë ka thënë ai për Danjën’. Këtu ndërhyn Gjesti dhe e pyet nëse ka dëshirë me u zënë.
Më pas në një moment, G-Bani i drejtohet duke i thënë ‘të hajë aty ose të ikë në banjë’.
Pjesë nga debati:
G-Bani: Nuk jam si ju që ju them mos shkoni të tregoni se ça kam thënë për Danjën dhe shkoni e bërtisni, jo ti po Gjesti
Gjesti: A do me u përla, a nuk po të ecën dita?
G-Bani: Jo me u përla, nëse dua të përlahem, përlahem se nuk e kam shumë problem
Gjesti: Veç me u përla do, se e hape temën
G-Bani: E çel temën kur të dua
Gjesti: Mirë, nuk të kthen njeri përgjigje. O G-Ban nubi, unë edhe Rozi kemi për ta bërë të madhe temën që ti je i dashuruar ose pëlqim për Danjën. Ke me dalë në prime mos ta nin
G-Bani: Ndaç ha aty, ndaç futu e ha nga ana tjetër, ça të duash
Gjesti: Nga banja për me ngrënë? Unë ha, a vjen ti me ngrënë i dyti
G-Bani: Do të futemi bashkë të hamë?
Gjesti: A do me hy? Unë ha, a ha ti? Kur ti nuk ke kapacitet me nxjerrë tjetrin me lojë, thua hajde hymë në banjë