“Unë kam ngrënë bukë me Medin”, Noizy i rrahu shokun, Kozaku “hakmerret” ndaj reperit

by editor

Një sherr u raportua ditën e djeshme nëpër media ku sipas asaj që u tha Noizy së bashku me 7 persona të tjerë dhunuan brutalisht me doreza hekuri brenda një klubi nate në Pejë, Medi Isenin dhe Bekim Hadërgjonajn.

Advertisements

Medi Iseni, njihet edhe si shoku i ngushtë i Kozakut, një personazh mjaft i njohur për të rinjtë në rrjetin social TikTok.

Advertisements

Lidhur me këtë ngjarje së fundmi ka ardhur edhe reagimi i Kozakut. Përmes një video live në rrjetin e tij social, “TikTok”, ai shprehet se i vjen keq për Medin dhe se pas kësaj ngjarje ka fshirë foton që ka pasur me Noizyn si shenjë “hakmarrje” kjo për dhunën që reperi ushtroi ndaj mikut të tij me të cilin ashtu si dhe Kozaku thotë ka ndarë bukën.

“E hoqa se unë kam ngrenë bukë me Medin. Sido që të jetë ai. E hoqa sepse u ndjeva keq kur e pashë Medin. Ç’punë kam unë me Noizyn, Noizy ka problemet e veta unë kam problemet e mija. Unë mendova se i kanë gjuajtur, por kur e kam parë më ka ardhur keq”, tha ai.

You may also like