“Unë me ty do zihem vetëm për…!”- Sara Gjordeni bisedon me ish-in e saj: E dija që do futeshe në BBV, pse tregove se kemi qenë bashkë?

by editor

Endrik Beba dhe Sara Gjordeni kanë biseduar së bashku për herë të parë, që pas hyrjes së këngëtarit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Sara është shprehur se ka qenë e paqartë se pse ai kishte zgjedhur ta tregonte në klip, që ata kishin pasur një lidhje së bashkë më parë.

Advertisements

Këngëtari k treguar se ka bërë një veprim të tillë pas e dinte që do merrej vesh, pasi ata bashkë kanë qenë pjesë edhe e një videoklipi.

“Unë po tregohesha i sinqertë për veten time dhe po të heq edhe ty një barrë, se ajo do merrej vesh. Ka edhe njerëz që na njohin të dy, ne kemi dalë bashkë në një videoklip”, u shpreh Endriku.

Advertisements

Nga ana tjetër, ai është shprehur se nuk ka asgjë kundra Sarës, pasi në BBV ka hyrë për të tjera qëllime. Po ashtu, Endriku i ka uruar edhe fat në garë dhe marrëdhënien e saj me Bardhin.

“Unë nuk kam ardhur për tu zënë këtu, për gjerat e lojës mund të zihem me ty, po për këtë nuk më intereson fare. Është diçka që ka ndodhur më përpara, unë të respektoj për njeriun që je. Jam shumë i lumtur për ju të dy, shpresoj të jetë e vërtetë, ta shijoni të dy ju”, tha Endriku.

Advertisements

Kujtojmë se dyshja kanë pasur një lidhje së bashku, e cila ka përfunduar 9 vite më parë, ndërsa tashmë Endriku është i martuar dhe baba i një djali.

Pjesë nga biseda:

Sara: E di që ke rrugëtimin tënd këtu, dhe nuk ke ardhur për mua.

Endriku: Edhe unë e di që ti ke ardhur për rrugëtimin tënd këtu dhe që nuk e pres të kesh ndonjë gjë kundra meje.

Sara: Dua të të vë në dijeni që mua më kanë pyetur tek dhoma e rrëfimit por nuk kam dhënë asnjë detaj, as nuk ka folur. E di që ke qëllimet e tua që ke ardhur. E dija që do futeshe, e kemi dit të gjithë.

Endriku: Unë nuk e kisha marrë vesh, më ka ardhur si surprizë kur të kam parë aty, se nuk e kisha lexuar emrin tënd. Jam shumë i lumtur që je këtu, të uroj fat. Nuk kam asnjë kundra teje. E mbaj mend në hyrje që reaguann disa, me zhurma në konotacion negativ.

Sara: Ishin disa që e dinin dhe e dhanë veten.

Endriku: E dëgjova një që tha po ky pse e tha tani, kjo është diçka që është publike në vitin që ka ndodhur.

Sara: Po flasim për para 9 vitesh, tani të vijmë ne të dy këtu të zihemi dhe të grihemi dalim shumë budallenj.

Endriku: Unë nuk kam ardhur për tu zënë këtu, për gjerat e lojës mund të zihem me ty, po për këtë nuk më intereson farë. Është diçka që ka ndodhur më përpara, unë të respektoj për njeriun që je. Jam shumë i lumtur për ju të dy, shpresoj të jetë e vërtetë, ta shijoni të dy ju, ndaj ju votova dhe ju.

Sara: Unë erdha këtu për të të ç’tensionuar nga situata, se këtu deri më tani janë bërë edhe lojëra që ka vendos dikush tjetër më kë do rrish ngjitur.

Endriku: Unë i kam marrë parasysh të gjitha që në momentin që të kam dhënë dorën, e prisja që edhe mund të mos ma jepje dorën.

Sara: Kur ne të dy kemi ndarë historinë tonë unë kam qenë shumë e vogël, edhe ti ka qen i papjekur.

Endriku: I vogël, jo i papjekur.

Sara: Kam ato rezervat e mija, por kam ndryshuar shumë dhe nuk mbaj mëri dhe inate. Kështu që mos e ke aspak siklet…

Endriku: Unë këtu kam ardhur për synimet e mija, të rregulloj jetën time, të tregoj njeriun që jam dhe kur të dal të dal më kokën lart. Ty të vlerësoj si njeri dhe si banore që je këtu, nuk kam asgjë kundra teje.

Sara: Edhe unë e kam zeruar, dhe kanë kaluar shumë vite. Për një gjë nuk jam akoma e qartë, për fjalinë që ke thënë tek klipi. E kë thënë vet apo tu referua që ta thoje?

Endriku: Në momentin që është një histori që dihet, dhe në qoftë që ti ke evoluar dhe e kupton që unë jam futur më mbrapa dhe kur vendi është kaq i vogël, njerëzit e dinë dhe flasin, dhe unë doja ta bëja të qartë që ne kemi pasur një histori dhe kaq. Unë po tregohesha i sinqertë për veten time dhe po të heq edhe ty një barrë, se ajo do merrej vesh. Ka edhe njerëz që na njohin të dy, ne kemi dalë bashkë në një videoklip.

Sara: Ishte e nevojshme ta thoje?

Endriku: Po!

You may also like