“Unë nuk kam përdorur duart…”/ Arbër Hajdari i kthehet keq Rikes: Po ajo pana që i hodhe në kokë Eglës?

by editor

Opinionistët e “Big Brother VIP 3” kanë komentuar situatat e ofendimeve dhe akuzave të banorëve brenda shtëpisë.

Advertisements

Ori Nebjiaj tha se në Prime pjesa më e madhe e tyre bëhen shumë agresivë, e më pas kërkojnë falje. Nga ana tjetër Arbër Hajdari debatoi me Rike Roçin për situatat e krijuara në shtëpi dhe mënyrën e komunikimit.

Advertisements

Ori Nebijaj: Që ata ndahen në kampe është jonormale se aty i kanë aleancat. Të vetmit që e ndajnë është publiku kur dalin në nominim. Një nga analizat më të sakta është ajo e Jetmirit, që po tentojnë të bëjnë diferencën. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur banorët në prime që kanë pasur momente agresive. Kanë kërkuar falje, për atë gjë që kanë bërë.

Arbër Hajdari: Flitet për mirësi, por nuk e mbaj mend ku ka qenë mirësia. Javën e kaluar kishim akuza edhe ofendime, por kjo është ajo që mbaj mend. Për cilën mirësi bëhet fjalë Rike?

Rike Roçi: Unë nuk kam përdorur duart, si kam thënë kurrë femrave ofendime, etj.

Advertisements

Arbër Hajdari: Po ajo pana?! (I hodhi pana në kokë Eglës pak ditë më parë)

Rike Roçi: Unë jam një njeri i mirë sepse nuk ofendoj njeri,. Përveç rastit kur kam qenë i nervozuar me Meritonin.

Arbër Hajdari: Këta sillen sikur programi ka nisur sot. Unë Egla kur ka ofenduar ose folur keq i kam folur. Shiko Rike, të jesh i sigurt që këto tre vite jam munduar të jem i drejtë.

Rike Roçi: Unë jam prej mishi edhe gjaku. Normal që do të nxjerr ndonjë fjalë të keqe.

Arbër Hajdari: Ajo nuk është prej mishi edhe gjaku? Ty të tuat të duken mirë.

You may also like