“Unë s’jam ai”, ish-gruaja e Elon Musk reagon pas përshëndetjes të cilësuar si naziste

Ish-partnerja e Elon Musk, këngëtarja Grimes, ka reaguar ne lidhje me përshëndetjen e cilësuar si naziste, që Elon Musk bëri gjatë inagurimit të presidentit Donald Trump.

Advertisements

Grimes, e cila ka tre fëmijë me miliarderin amerikan, dha komentin e saj në rrjete sociale pas kërkesës së ndjekësve për të mbajtur një qëndrim.Këngëtarja deklaroi se nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e Musk, duke shtuar: “Unë nuk jam ai. Nuk do të bëj një deklaratë çdo herë që ai bën diçka. Mund të dërgoj vetëm dashuri në një botë që është duke vuajtur.”

Advertisements

Kur një tjetër ndjekës i kërkoi të distancohej nga grupet e ekstremit të djathtë dhe nazistët që mbështesin Musk, Grimes u përgjigj: “Unë jam e gatshme të denoncoj nazizmin dhe ekstremistët e djathtë. A do të ndihmonte kjo të sqarohej situata? Kam dalë nga mëngjesi dhe duhet të kap një fluturim, ende po mendoj se si ta trajtoj situatën diplomatikisht.”

Vetë Musk reagoi në platformën “X” duke i quajtur akuzat si “mashtrime”. Ai shtoi se ata që e krahasuan gjestin me një përshëndetje naziste po përdornin një “taktikë të vjetër” për ta sulmuar.

Gjesti i miliarderit amerikan ka shkaktuar një valë zemërimi në Evropë, përfshirë dhe protesta, ku shumë ekspertë e kanë kritikuar si mbështetës të forcave politike të ekstremit të djathtë.

Megjithatë, ka dhe një pjesë të madhe të mediave që e kanë mbrojtur Musk. Lidhja Anti-Shpifje, një organizatë që lufton antisemitizmin, tha se gjesti i Musk ishte thjesht një moment i sikletshëm dhe jo një përshëndetje naziste.